Veliaj pret ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana: Puna në skuadër sjell vetëm fitore, krenar që jeni më të mirët në Shqipëri

25 Mars 2023, 15:18

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Kupë kjo që i jep të drejtën e përfaqësimit të Tiranës në Kupat e Europës në volejboll.