Veliaj surprizon fëmijët që zgjodhën të vizitojnë Kopshtin Zoologjik të Tiranës

23 Prill 2023, 17:50

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur të surprizojë vogëlushët e kryeqytetit të cilët këtë fundjavë kishin zgjedhur të vizitonin mjediset e Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Gjatë kësaj eksperience të bukur për fëmijët nuk kanë munguar edhe bisedat e këndshme dhe fotot që kryebashkiaku i Tiranës ka bërë me të vegjlit e qytetit.

Bashkia e Tiranës e ka konceptuar Kopshtin Zoologjik si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët dhe për t’u argëtuar, por edhe si një hapësirë edukimi e mësimi me botën e kafshëve.