Veliaj: Tirana, Bashkia e parë që do ofrojë bonusin social! Përfitojnë 2800 familje në nevojë

17 Mars 2023, 18:58

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike në Tiranë, të cilët do të përfitojnë edhe një bonus social. Veliaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit bashkiak, u shpreh se Tirana është Bashkia e parë që ka vendosur të japë këtë bonus. Ai tha se nga ky vendim do të përfitojnë 2800 familje.