Veliaj uron Vitin e Ri në familjen që përfitoi nga rindërtimi në lagjen e re '5 Maji': Kemi sistemuar çdo kurorë, të gjithë dolën më të fituar

31 Dhjetor 2022, 22:33

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte pasditen e sotme në familjen e Arun dhe Arta Avdiut, përfitues nga programi i rindërtimit të një shtëpie 3+1 në lagjen e re “5 Maji”. Me urimin për një vit të mbarë për çdo familje shqiptare, Veliaj u shpreh gjatë kësaj vizite në familjen Avdiu se e gjithë lagjja do të urbanizohet në mënyrë që banorët e rinj të saj të kenë të gjitha shërbimet.