Veliaj vijon fushatën në Njësinë 9 në Tiranë: Kemi bërë sheshin më të bukur në Europë; Bulevardi Zogu i Parë ka vlerën më të lartë të pronës në Ballkan

28 Prill 2023, 17:57

Nga Njësia nr. 9 në Tiranë ku po vijon fushatën, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh sot se falë investimeve të 8 viteve të fundit e gjithë zona është transformuar. Ai veçoi sheshin “Skënderbej”, i cili fitoi edhe çmimin evropian në vitin 2018, si sheshi më i bukur, por edhe Bulevardin Zogu i Parë, me vlerën e pronës më të lartë sot në Ballkan.