Vendimi i Celibashit, Sefa: Bëri interpretim të gabuar të ligjit për deklaratën solemne, kryetari i partisë nuk firmos asnjë herë personalisht

16 Mars 2023, 13:15

Duke interpretuar vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, përfaqësuesi demokrat në KQZ, Sefa, tha se vendimi i tij ka qenë i gabuar për shkak se thotë e deklaratën solemne duhet të kishte firmosur kryetari personalisht. Sipas juristit kryetari i partisë nuk firmos asnjëherë personalisht.

“Pika dytë ka të bëjë me deklaratë solemne që komisoneri pretendon se është e domosdoshme, detyrës për të bërë regjistrimin. Në përmbajtje të deklaratës dhe formulimit që është miratuar për deklaratën solemne, përcaktohet fare qartë që lëshohet në emër të subjektit, është përgjegjësia që merr përsipër subjekti. Kryetari i firmos si pasojë e detyrës që ai ka si drejtues i partisë, partinë politike mund të përfaqësojë kryetari, mund t’ia lënë kompetencat sekretarit. Sipas interpretimit që bën komisoneri, duhet ta firmosë me patjetër kryetari. Komisioneri i bën një interpretim të gabuar dispozitës. E merr si angazhim personal të kryetarit të partisë. Kryetari i Partisë nuk e firmos si individ personal asnjë dokument”, tha Sefa.

Ai gjithashtu u shpreh se Komisioneri i Zgjedhjeve ka bërë gjykime personale.

"Nuk ka asnjë kompetencë që të shqyrtojë mënyrën se si funksionon së brendshmi Partia Demokratike", tha Sefa ndër të tjera.