‘Vendoret’/ Kandidatët në terren! Benet Beci letër punonjësve të Bashkisë së Shkodrës: Mos kini frikë nga 14 maji, nëse zgjidhem kryetar s'do iu pushoj nga puna

8 Maj 2023, 14:35

Kandidatët e Bashkive kanë vijuar punën në terren për fushatën e 14 majit. 

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci u ka dërguar një letër punonjësve të Bashkisë, duke thënë se nuk duhet të tremben nga zgjedhjet e 14 majit, pasi nëse ai do të vijë në krye të qytetit nuk do të pushojë nga puna askënd. Ai thotë se do të punojë shumë fort që Bashkia të mos jetë një vatër e militantëve partiak, por një vend idesh.