‘Vendoret’/ Kandidatët për bashkitë e vendit në terren, Xhakolli: Kemi punuar fort 4 vite, do e çojmë Pogradecin përpara

26 Prill 2023, 08:49 | Përditesimi i fundit: 2023-04-26 15:37:29

Në ditën 12-të të fushatës, kandidatët e bashkive të vendit kanë dalë në terren, në takime me qytetarët dhe bizneset.

Kandidati i PS Ilir Xhakolli ka vijuar turin e takimeve  dhe diskutimeve këtë herë me operatorët turistikë të Pogradecit. Xhakolli vuri në dukje se është punuar fort në 4 vitet e shkuara që Pogradeci të mos zhvillojë vetëm turizmin klasik, por ka hedhur hapa të shumta edhe turizmin kulturore dhe atë malor. Xhakolla se dashuria për qytetin dhe vullneti për ta transformuar  atë ka qenë dhe mbetet e lartë ashtu si operatorët turistikë kanë qenë mjaft bashkëpunues. Shumë projekte kemi bërë, shumë janë në zbatim dhe të tjera do vijojmë me qëllim që ta çojmë  Pogradecin në një shkallë më të lartë zhvillimi tha Xhakolli