‘Vendoret’/ PE: Prezenca e njerëzve në qendra votimi ishte intimiduese, fushata la në hije kandidatët dhe u përqendrua tek forcat politike

15 Maj 2023, 16:01

Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Stewart Dickson dha sot një panoramë të mënyrës sesi u mbajtën zgjedhjet vendore në përputhje me standardet e BE-së. Dickson u ndal edhe tek aspirate e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në UNION ndërsa edhe ai njëjtë si monitoruesja e OSBE-së, Glover fushata u përqendrua tek drejtuesit politik dhe jo tek kandidatët, gjë që edhe PE e theksoi si të domosdoshme apo si mungesë të këtyre zgjedhjeve. Sidoqoftë, procesi pati një qetësi në tërësi. Një pikë tjetër ku përfaqësuesi i PE-së u ndal ishte dhe tek prania e shumtë e njerëzve jashtë QV të cilët kishin gjithsesi një ndjenjë intimidimi tek votuesit.