TIRANË- Deputetja socialiste Senida Mesi tha në studion e emisionit 'Pa Protokoll' nga Anduela Ndreu, se lidhur me Reformën Zgjedhore tashmë prioritet është përmbushja e rekomandimeve të BE. Ajo tha se mazhoranca do të ngulmojë tek dakordësia dhe gjithëpërfshirja gjë e cila, sipas saj do të krijojë mundësinë për rishikimin e sistemit.
Ndërsa për ligjin e dekriminalizimit, ajo solli edhe njëherë në vëmendje propozimin e kreut të qeverisë Edi Rama pas rastit të Valdrin Pjetrit, se kush gënjen duhet të shkojë pas hekurave.
Mesi, u shpreh se raporti i publikuar nga Komisioni i Venecias thotë qartë se presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat. Mesi tha se verdikti final do të jepet nga Kuvendi i Shqipërisë.