Veri Jug - Rami Gurra, njeriu tingull në Akademinë e Arteve të Bukura

26 Qershor, 14:55

Ndalesë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe takim me mjeshtrin e tingullit muzikor, njeriun që akordon dhe sjell në gjendje fryme dhe gjendje koncerti instrumentet muzikore në studio e studentëve dhe pedagogëve të Akademisë së Arteve. Rami Gurra, I lindur në një familje të vjetër tiransish, trashëgoi nga I jati Muharrem Gurra, kompozitori I mbi 200 këngëve popullore qytetare kushtuar Tiranës dhe familjes, gjithë vlerat artistike dhe shpirtërore për artin muzikor. Bisedë më mjeshtër Ramin në studion e tij të vogël, për të zbuluar sekretet e magjisë së punës së njeriut të padukshëm, por të domosdoshëm në studiot e Akademisë. Ndiqni reportazhin “Rami Gurra, njeriu tingull në Akademinë e Arteve të Bukura” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha