Vetëm 2 koalicione për 14 Majin, 'Bashkë fitojmë' streha e kandidatëve të Berishës që gjen ‘shpëtim’ sërish te Meta! ‘Aleanca Liberale e Djathtë’, krijesa tjetër e ‘Rithemelimit’

16 Mars 2023, 22:56

15 marsi ishte afati i fundit i depozitimit të kërkesave për koalicion. Ilir Meta do të drejtojë koalicionin me dy forca të tjera, PBDNJ e Vangjel Dules dhe demokristianët e Nard Ndokës nën emrin “Bashkë Fitojmë”, aleanca e cila do të përdoret nga Berisha si strehë për të garuar edhe në këto zgjedhje. Ndërkohë që 3 parti të tjera të vogla të djathta kanë formuar ‘Aleancën Liberale të Djathtë’, së cilës Berisha i ka dhënë 3 deputetë për të propozuar kandidatë.