Vettingu konfirmoi 91 prokurorë dhe shkarkoi 50! Balla: Nevojiten 103 prokurorë të rinj në sistem, 8 kërkuan mbrojtje për jetën në 2022

7 Qershor 2023, 15:55

103 prokurorë të cilët mungojnë për shkak të procesit Vettingut, vetëlargimeve apo daljes në pension, pritet të zëvendësohen në një periudhë prej 4 deri në 5 vite. Kreut të KLP, Alfred Balla i kërkoi Kuvendit një mekanizëm zhbllokues për të plotësuar sa më shpejt vakancat.