Videomesazhi i javës, Veliaj flet për turizmin: Emrat më të mëdhenj të hotelerisë në botë po vendosen në Tiranë! 4 milionë turistë në 2022-shin

26 Shkurt 2023, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2023-02-26 16:49:19

Turizmi në Tiranë po njeh ditët më të mira. Ky ishte thelbi i videomesazhit të javës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zgjodhi këtë herë të flasë për zhvillimin turistik të qytetit. Veliaj shprehet se shifra e mbi 4 milion turistëve që vizituan vitin e shkuar Kryeqytetin, erdhi falë investimeve të 8 viteve të fundit dhe qasjes për të pasur një qytet të pastër, mikpritës dhe me kushtet e nevojshme të hotelerisë.