Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset

26 Mars 2023, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2023-03-26 13:11:22

Në videomesazhin e kësaj jave, i cili u fokusua te rritja e ekonomisë së Tiranës vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se një prej fushave ku po investohet më shumë është ajo e teknologjisë së informacionit. Për këtë qëllim, për pak javë hapet Piramida e Tiranës, e cila do të jetë qendra më e madhe digjitale në rajon.