Vidhen votat e emigrantëve? Njeriu i Berishës ndan video me zarfet e fletëve të votimit! Media: U kallëzua në polici

24 Prill 2025, 16:08 | Përditesimi: 24 Prill 2025, 16:08

Një veprimtar i Partisë Demokratike në Itali, Klodian Cami, është shfaqur në Facebook-un e tij në zotërim të një numri të konsiderueshëm zarfesh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka nisur emigrantëve me fletët e votimit, për zgjedhjet e 11 Majit. Sipas gazetës TemA, “emigrantët shqiptarë e kanë denoncuar atë në policinë italiane."

r.k./Shqiptarja.com