Viti i Ri 2023, urimi i Begajt: Vit sa më të mbarë! Të gjithë të punojmë për ta bërë këtë vend më të mirë

31 Dhjetor 2022, 18:22

Në një deklaratë  të gjatë, presidenti i vendit, Bajram Begaj ka bërë një urim të gjatë për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen. Në urimin e tij, kreu i shteti shpreson për një vit sa më të mbarë, e ku kryefjalë të jetë dashuria dhe jo lufta me njëri-tjetrin. Begaj nuk i ka kursyer edhe mesazhet politike për luftën në Ukrainë, tensionet në veri të Kosovës, ku thekson se Shqipëria është krah saj, si edhe zgjedhjet vendore të 2023.