Viti politik i PS dhe Shqipëria si mikpritëse e BE! Nga Këshilli i Sigurimit, çelja e negociatave e deri te samiti në Tiranë, si u mbyll kapitulli i 2022-t

29 Dhjetor 2022, 22:09

Viti 2022 ka shënuar zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Shqipërisë si dhe ka rritur rolin e saj në arenën ndërkombëtare. Përfshirja për herë të parë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, çelja e negociatave si dhe samiti i BE  i mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ishin momentet që shenjuan vitin politik për qeverinë Rama III.