Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si presidente e re e Kosovës

6 Prill 2021, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2021-04-06 14:03:32

Vjosa Osmani pranon zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës, në një ceremony larg shkëlqimit të zakonshëm për shkak të pandemisë. Osmani e ka pranuar zyrtarisht detyrën e re, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit. Para se të merrte detyrën Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me krye parlamentarin Glauk Konjfuca.