Në qarkun e Vlorës partia që kryeson është Partia Socialiste, me 19275 vota ose me 57.4%, ndaj 9669 të PD-ADSHM.
Një rezultat i dobët ky për aleancën e djathtë, dukshëm i ndikuar edhe nga aleanca e Sali Berishës me Fredi Belerin.
Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 6% të votave.
Në bashkinë e Himarës ZAZ-të 89, procesi i numërimit të kutive të votimit po shkon drejt fundit. Nga 36 kuti votimi kanë përfundur së numëruari 35 - ndërkohë që është në proces dhe kutia e fundit . PS numëron 3032 vota, PD 2355 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet 330 vota.

















