Vota e diasporës, Berisha vijon me akuzat: U manipuluan nga patronazhistët, të përfshirë edhe zyrtarët e ambasadave! KQZ nën urdhrat e Ramës

29 Maj, 17:05 | Përditesimi: 29 Maj, 17:05

TIRANË- Pas akuzave në Kuvend, Sali Berisha u shfaq në selinë blu për të 'faktuar' farsën elektorale të 11 majit. Duke theksuar se zgjedhjet parlamentare nuk do t’i njohin kurrë, kësaj radhe Berisha prezantoi disa video në të cilat pretendon se shfaqet një patronazhist i Partisë Socialiste që mblidhte votat e diasporës dhe i sillte në Tiranë. Madje, sipas Berishës ai vepronte me urdhër të drejtuesit politik të PS për diasporën, Taulant Balla.

 

I.M/Shqiptarja.com