KQZ: Në 2025 diaspora nuk voton nëse nuk respektohen afatet! Tabaku: Keqardhje që çështja nuk është prioritet i opozitës

31 Tetor 2023, 22:31 | Përditesimi i fundit: 2023-10-31 22:44:36

 

Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, tha se nëse Kuvendi dhe partitë politike nuk plotësojnë kushtet që ka vendosur Kushtetuesja, diaspora do ta ketë të pamundur të votojë edhe në vitin 2025. Ndërsa për Jorida Tabakun, pesha e fajit rëndon më tepër tek opozita që nuk ndikon që kjo çështje të përparojë.