Vota e emigrantëve, Kuvendi duhet të votojë aktet nënligjore në 2023-in! Celibashi: KQZ gati! Krashi: Realizohet në vitin 2025

30 Dhjetor 2022, 16:18

Brenda vitit 2023 kuvendi duhet të votojë aktet nënligjore që i japin përfundimisht mundësi emigrantëve shqiptarë të votojnë. Votimi elektronik, në përfaqësitë diplomatike dhe me postë janë opsionet që ligjvënësit kanë në tryezë për të zgjedhur, ndërsa ka optimizëm se ky proces do të jetë i mundur në 2025.