Votat e emigrantëve nga Greqia, Marash Logu: Të veçohen, të numërohen pasi të sigurohemi se janë shprehje e vullnetit të shqiptarëve

13 Maj, 16:39 | Përditesimi: 13 Maj, 16:39

Pasi KAS vendosi me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia, ka ardhur një reagim nga përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu.

Në një prononcim për media, ai tha se PD kërkon që të mos numërohet asnjë zarf që ka ardhur nga Greqia deri në momentin që do provohet që ato zarfe janë marr nga zgjedhësit në Greqi.

r.k./Shqiptarja.com