Votimi elektronik jo vetëm në Vorë, por edhe në bashki të tjera, burime: Po shqyrtohen Elbasani dhe Kamza! Qeveria i kalon KQZ-së 2 miliard lekë

30 Janar 2023, 17:47

Një fond prej rreth 2.5 miliard lekësh të reja i ka kaluar përmes një vendimi Qeverie Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ku ‘pjesën e luanit’ e zë përgatitjet për votimin elektronik. Nuk do jetë vetëm Vora zonë e votimit elektronik për garën elektorale të 14 majit. Në fletoren zyrtare shihet i zbardhur vendimi i qeverisë, me kërkesë të Ministrisë së Financave për alokimin e një fondit prej 1.9 mld lekësh për financimin e votimit elektronik sipas kërkesës së bërë nga KQZ dhe 600 milionë për shpenzime të tjera.