Votohet në qarkun e Lezhës, në një qendër probleme me pajisjen e identifikimit elektronik

11 Maj 2025, 08:32 | Përditesimi: 11 Maj 2025, 08:32

Edhe në qarkun e Lezhës, po vijon normalisht procesi i votimit. Në këtë qark janë 254 qendra votimi dhe 164,976 zgjedhës. Në qendrën e votimit nr. 0731 në Pallatin e Kulturës në Lezhë nuk ka nisur ende procesi, pasi nuk funksionin pajisja e skanimit të mjeteve të identitetit dhe pritet ndërhyrja e operatorit.

I.M/Shqiptarja.com