Votohet në qarkun e Vlorës, mungesë komisionerësh dhe probleme me identifikimin elektronik në disa qendra votimi

11 Maj 2025, 08:28 | Përditesimi: 11 Maj 2025, 08:28

Po vijon normalisht procesi i votimit edhe në qarkun e Vlorës. Vetëm në disa qendra votimi raportohen problematika, pasi ka mungesë komisionerësh, si edhe probleme me pajisjen e identifikimit elektronik. Një qendër votimi nuk është hapur, për shkak se kryetari i Komisionit ka humbur mamanë ditën e sotme.

I.M/Shqiptarja.com