Vrasja e 14-vjeçarit/ Zhupa akuza: Duan të përndjekin mediat që nuk çojnë ujë të qeveria! Braçe: Ti duhet të hetohesh për dezinformim

5 Dhjetor, 10:56

Një deklaratë e bërë një ditë më parë nga kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe ka nxitur debate në Kuvend me deputeten demokrate Ina Zhupa. Një ditë më parë, Braçe tha se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani është rast tipik dezinformimi politik dhe kërkoi hetim edhe në këtë aspekt. Por, kjo nga opozita u interpretua si një përpjekje e Komisionit për të kontrolluar mediat, ku deputetja Ina Zhupa tha se u kërkua ndjekje penale për gazetarët.

Por, Braçe hodhi poshtë akuzat duke thënë se ka kërkuar që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. E madje, Zhupën e akuzoi si një dezinformuese të këtij rasti.

Ina Zhupa: Mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin. Mbylleni komisionin e dezinformimit. Del kryetari i komisionit dhe thotë të ndiqen penalisht gazetarët.

Erion Braçe: Si mundet ta lë pa replikë kur kjo mediat i di rubinet. Dëgjojeni fjalinë e kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias. Media që nuk çojnë ujë të qeveria. Uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media.

Në asnjë sekondë, në asnjë moment, të mbledhjes së djeshme të komisionit, të asaj që unë kam thënë para mediave nuk kam kërkuar të hetohet media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet deri në fund krimit, të mbahen përgjegjës të gjithë autorë. Kam kërkuar dhe do vijoj ta kërkoj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. Ti je njëra nga ato që duhet të hetohesh për dezinformimin, mbi të gjitha që dezinformon hapur fare në Kuvend. Që ti nuk di të lexosh unë këtë e dimë, por që nuk dëgjon ky është problem tjetër mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh unë. Është e qartë që unë se kam thënë atë, që është shumë e qartë që ti mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse.

    No videos found.