TIRANË- Një vajzë ka pasur kontaktin e fundit me Erigers Mihasin, i ekzekutuar me breshëri plumbash të shtunën në Tiranë. Pavarësisht se dëshmia e saj nuk ka ndihmuar hetuesit të shkojnë drejt autorëve, ajo u tha se kishte bërë një xhiro nëpër Tiranë me makinën tip “Audi”. E reja ka treguar se zbriti në afërsi të Komunës së Parisit, ndërsa mesazhi i fundit që 32-vjeçari i dërgoi në celular ishte një ikonë trëndafili.Levizjet e saj konfirmohen edhe pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë.
Nga Komuna e Parisit, Erigers Mihasi dhe Armand Dumani shkuan në drejtim të Unazës së Madhe dhe brenda pesë apo gjashtë minutash makina e tyre u qëllua me breshëri plumbash kallashnikovi. Hetuesit nuk kanë akoma emra konkret autorët për atentatin, por ngrihen dyshime për konflikt midis bandash në territorin e kryeqytetit. Shumë banesa nëdisa zona të Tiranës janë kontrolluar dhe mbi 20 veta u shoqëruan.














