Vrasja e sekretarit të ambasadës amerikane

5 Tetor 2021, 07:03

Zhurma e hapave të tij të vegjel atë mëngjes të 9 qershorit 1947, do ti oshëtinin në vesh për gjithë jetën. Një tufë çelësash hapën një portë hekuri. Pas nënës, ai, 5 vjeçar, çapitej përgjatë një koridori. Pranë kishte edhe të vëllanë. Çelësat hapën portën e dytë. Pastaj ishin ndaluar. Nëna dhe fëmijët, do të shihnin atë ditë, në një prej qelive të hetuesisë së Tiranës, për herë të fundit njeriun e tyre më të dashur. Ajo bashkëshortin, dhe djemtë e vegjël babanë. I katandisur, kockë e lëkurë, e me trupin plot plagë, babai do të mund të nxirrte nga thellësia e kraharorit vetëm disa pëshpëritje. Të nesërmen pa askënd pranë ai do të jepte frymën e fundit. Ishte ish-sekretari i Ambasadës Amerikanë në Tiranë, Loni Adami. Po atë ditë, trupi i tij do të zhdukej diku buzë një lumi dhe nuk do të gjendej më kurrë. Tashmë portreti i tij flet vetëm përmes fotografive.....