Vrasjet dhe aksidentet, Alibeaj në Report Tv: Pasojë e 25 prillit! Deklarata e Çuçit? Papërgjegjshmëri! Shko në Bllok dhe në 100 metra ke miliona euro makina të shtrenjta

28 Qershor 2021, 21:42

TIRANË- Për deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, 2 ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, vrasja në Velipojë dhe aksidentin në aksin Fier-Vlorë, janë pasojat e 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Albeaj tha se pas zgjedhjeve të ‘vjedhura’ siç ai ka cilësuar 25 prillin, krimi merr pushtetin dhe qeveria është ‘nën drejtimin’ e tij dhe kjo sjell rritje të ngjarjeve kriminale në vend. 

“Arsyeja kryesore është fakti që marrëdhënia mes qytetarit dhe shtetit është më e deformuar se kurrë. Fenomeni kriminal është ai që ka filluar dhe po zapton gjithnjë e më tepër terren. Shoqëria shqiptare vjen nga një proces elektoral, dhe kemi parë që në nië situatë kaq delikate të marrëdhënies mes shtetit dhe individ, ato që janë forca kriminale, të njerëzve që drejtohen nga anti-ligjin, marrin më tepër peshë, referencë dhe më të madhe nga pushteti. Arsyeja pse këto 2 ngjarje kanë ndodhur, kanë të bëjnë me faktin që pas episodeve elektorale krimi merr më shumë peshë, kanë lidhje me politikën, pse ndodhi në Velipojë, se njerëz që mund ta zgjidhin konfliktin vetë, pa pasur frikë se shteti dhe ligji mund t’i ndëshkojë, pse se njohin një pushtetar, qeveritar, e njëjta gjë dhe me fatkeqësinë rrugore. Pa bërë ekspertin, se cila ka qenë dinamika, por fenomene të tilla që djemtë lëvizin në mes të bllokut me makina milion lekësh, janë fenomen i shtrembërimit të shoqërisë shqiptare sot. Këto ngjarje tregojnë një gjë që është e lidhur në procese zgjedhore, ka fituar krimi. (...)Fakti që nuk kemi qeveri që merr votën e popullit, duke qenë se e fitojnë pushtetin me të fortë, me administratë, nuk e vrasin mendjen aspak për ato marrëdhënie kontraktuale, për ato marrëdhëniet problemet me qytetarin, shteti është inekzistent, se shteti nuk merakoset aspak”, tha Alibeaj.