Vrau me sëpatë gruan shtatzënë, nga burgu kërkon fëmijët.Reagojnë vajzat:Na vrave nënën!

13 Mars, 20:02 | Përditesimi i fundit: 2019-03-13 23:10:27

Pjesa e parë dr 13 Mars e emisionit Pa Gjurme- Vrau me sëpatë gruan shtatzënë, nga burgu kërkon fëmijët.Reagojnë vajzat:Na vrave nënën!

Kjo histori na kthen në vëmendje një ngjarje të ndodhur afro 7 vite më parë. Një histori horror që tronditi jo pak opinionin publik. Një krim makabër që ndodhi në Orikum të Vlorës kur Shkëlqim Celiku vrau me sqepar bashkëshorten shtatzanë Manushaqe Celikun. Sot ai është duke kryer dënimin, 25 vite burg për Shpëtim Celikun.

Por kush ishte Shpëtim Celiku?

Shpëtimi është fëmija i 7-të i familjes së madhe Celiku nga Librazhdi. Ishte shumë i vogël kur u dëtyrua të linte shkollën për ti ardhur në ndihmë familjes së madhe me shumë anëtarë. Kur ishte ende shumë i ri Shpëtimi bie në dashuri me një vajzë. Ata krijuan një marrëdhënie sëbashku dhe ai pranoi kushtet në të cilat ajo ndodhej, derisa Shpëtimi vendos të marrë Manushaqen në shtëpinë e prindërve të tij. Familja e Shpëtimit ra dakort për shkak të situatës së krijuar, por familja e Manushaqes nuk e aprovuan këtë marrëdhënie, për shkak se Shpëtimi ishte me ngjyrë. Fëmijët erdhën në jetë njëri pas tjetrit dhe të gjithë sëbashku jetonin me një pencion që merrte një nga prindërit e Shpëtimit. Kur në jetë erdhi Xhesila vajza e dytë, ata vendosën të shpërngulen drejt Sarandës për më shumë mundësi jetese. Atje jetuan në një shtëpi të braktisur, ndërsa mbanin frymën gjallë duke mbledhur kanace. Në pak kohë ikin drejt Orikumit  duke bërë po të njëjtën gjë. Mblidh kanace dhe ushqe fëmijët.

Viti 2011

Ishte viti 2011 Shpëtimi filloi të bëhej xheloz per Manushaqen dhe askush nuk di ta thotë se cili ishte shkaku që Shpëtimin e coi në vrasjen makabre të Manushaqes. Mbi ngjarjen familjarët mësuan vetëm nëpërmjet medias.

Sot dy vajzat jetojnë në fshatin SOS në Sauk të Tiranës.

Programe të tjera

Shiko të gjitha