Vula e PD dhe protesta e Berishës ‘futen’ në parlament! Balla ironi: Ikni se do sillni njerëz! Manja: Revolucioni do të na lërë në pushtet deri në 2030

2 Mars 2023, 21:43

Nga Kuvendi, ministrja Xhaçka i ktheu përgjigje Berishës që e akuzoi një ditë më parë se kishte informuar ambasadat për vendimin e pritshëm të gjykatës për çështjen e Vulës së PD, duke i quajtur ato absurde. Ndërsa Berisha tha se protesta  e 3 marsit nuk është presion ndaj gjyqtarëve.