Vula e PD në dorë të Alibeajt/ Bollino: Berisha më i dobët se ditën kur Basha e përjashtoi nga PD! Meta sot ka më shumë forcë! Vendimi i ‘Apelit’ s’favorizon Ramën

3 Mars 2023, 20:54

TIRANË- Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino, ka bërë një analizë të veprimeve politike që do të pasojnë në kampin opozitas, pas vendimit të Apelit, që i dha vulën grupimit të Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë në Report Tv, për gazetarin Arbër Hitaj, Bollino tha se me vebdimin e sotëm, Berisha ka humbur çdo mundësi për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, e ndërsa vuri theksin “i fituar” në këtë mes ka dalë Ilir Meta. Për Bollinon, tani më Meta, është më i fortë përballë Sali Berishës aq sa edhe mund ta kushtëzojë në veprime.