Xhafaj: Kush ka publikuar listën e ‘Aktivist1t’ do ndiqet penalisht! Është mjet komunikimi, jo presion ndaj administratës

8 Shkurt 2023, 14:00 | Përditesimi i fundit: 2023-02-08 19:06:33

TIRANË- Sekretari për Digjitalizimin në PS, Etjen Xhafaj ka bërë me dije se do të ngrejë padi kundër atyre që kanë publikuar listën e përdoruesve të “Aktivist1t”. Ai tha se ky aplikacion është një mënyrë komunikimi, jo presioni ndaj administratës. Në një dalje për mediat, Xhafaj tha se aplikacioni është i hapur për të gjithë dhe në të kërkohen vetëm 2 të dhëna emri dhe zona nga ku logohen, jo profesioni apo rroga, duke theksuar se çdo përdorues është aty me vullnetin e lirë.