Xhafaj në Report Tv: Në Tiranë ka ndryshime thelbësore! Veliaj, politikan rrace, modeli i njeriut punëtor! PD po vuan braktisjen e parlamentit dhe bojkotin ‘Vendoreve’

10 Maj 2023, 17:36

Në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji, Partia Socialiste do të jetë forcë fituese, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafajt, për të cilin kjo fitore është e lehtësisht e dukshme.

Duke u ndalur tek gara për Tiranën, Xhafaj tha në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, se që në nisje, kësaj gare i dihet fituesi, që sipas tij do të jetë padyshim Erion Veliaj e kjo për ndryshimet thelbësore që janë bërë në Tiranë. Xhafaj nuk kurseu vlerësimet për kryebashkiakun aktual të Tiranës, për të cilin tha se personifikon modelin e njeriut punëtor. Si politikan, për Xhafajn, Veliaj është një politikan i rrace, i rritur në politike dhe goxha fitues.