Xhaferri: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një procesverbal, ku fton të huajt nga Vjena që të blejnë prona

24 Shtator, 10:47 | Përditesimi: 24 Shtator, 10:47

Në fjalën e tij të parë si deputet në Parlament, demokrati Besart Xhaferri ka kërkuar një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-ligjvënësit të PD Abdi Baleta.

“Në radhë të parë sot do të mbajmë një minutë heshtje për ish-deputetin e PD-së Adbi Baleta. Kini respekt për vdekjen”, deklaroi ai.

Ndërsa më tej, Xhaferri hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në një procesverbal ku fton të huajt që të blejnë prona.

“Meqë e kemi fjalën për procesverbal, zoti kryeministër e ka kthyer Shqipërinë në një procesverbal, ku i fton të huajt nga Vjena për të blerë prona në Shqipërinë. I ftuan për të jetuar apo për jetuar apo për të spekuluar? I fton për spitale, ku mjekët therin infermierët. I them çifteve të reja, si do ta blenë një strehë kur kryeministri thotë se çmimet do të dyfishohet?

Mediat po bëjnë namin me rrogat tona. Shumica e jush do të marrin edhe statusin e të pastrehut që të marrin lekët. Mirë që votat i morët nga bankat, por të paktën mos merrni lekët…”, tha Xhaferri.

r.k./Shqiptarja.com