Zbulohen detaje të reja për zhdukjen e peshëngritësit Almir Kalemaj

26 Shkurt 2020, 20:01

Në kërkim të Almir Kalemaj, del në dritë sekreti që zbulon shkakun e zhdukjes së tij, më 14 maj të vitit 2009. I riu nga Fieri kërkoi të takojë ish-të dashurën e tij, por më pas u zhduk. Ardjana, e motra që jeton në Greqi tha në “Pa gjurmë” se ka komunikuar me ish-të dashurën e të vëllait, për të cilën pohon se është ish-peshëngritësja e njohur shqiptare Fetie Kasa, ajo e cila i ka ofruar mbështetjen e saj në kërkim të gjurmëve të Almirit. Pas publikimit të rastit në ”Pa Gjurmë”, të motrës së Almirit, Ardjanës i ka mbërritur edhe një foto nga Athina, përmes një adrese në facebook, ku dyshohet se mund të jetë Almiri. 
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv