Zbulohet gënjeshtra e Berishës: Ka kërkuar dy herë vizë për në SHBA para zgjedhjeve (pas lobimit 6 milionë dollarë) por u refuzua

10 Maj 2025, 18:58 | Përditesimi: 10 Maj 2025, 18:58

Kreu i demokratëve tha 2 ditë më parë se se nuk ka kërkuar asnjë vizë për të udhëtuar drejt Uashingtonit para zgjedhjeve, por e vërteta është komplet e kundërta. Nga dokumentat e siguruara nga Report Tv rezulton se Berisha, nëpërmjet kontratës së lobimit 6 milionë dollarëshe, i është drejtuar 2 herë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me kërkesë për vizë në SHBA.

    E.H/Shqiptarja.com