Zbulon të vërtetën, motra në kërkim të vëllait që u braktis nga e ëma

29 Mars, 20:22

Pjesa e dytë DT 29 Mars Pa Gjurme - Zbulon të vërtetën, motra në kërkim të vëllait që u braktis nga e ëma kur ishte në moshen e sajNë kërkim të vëllait nga nëna. Eljo është djali që u lind më 25 nëntor të vitit 1992. Eljo Kastriot Idrizi i regjistruar me këtë emër, pasi u lind në maternitetin e Fierit u dërgua në shtëpinë e fëmijës Vlorë, për shkak të pamundësisë që e ëma ta mbante në familje.

Ajo kishte patur një marrëdhënie dashurie me një djalë, i cili pas lindjes së Eljos e braktisi të birin. Kjo marrëdhënie e pafinalizuar kurrë e bëri nënën asokohe një 22-vjeçare ta linte djalin në maternitet, për shkak të rrethanave. Ajo e takoi derisa Eljo ishte afro 3 vitet e para të jetës, ndërsa nuk mundi dot më, pasi nuk e lejuan që e ëma të takohej me të birin. Me pendesë në shpirt dhe me dhembjen e një nëne, Eljo u kërkua shumë vite pas për të mësuar mbi fatin e tij, por askush nuk dha më asnjë sqarim.

Pas lindjes së djalit, nëna krijoi një tjetër familje, por ajo nuk reshti kurrë se kërkuari Eljon. Edhe pse u martua dhe lindi tre fëmijë të tjerë nuk e mbajti kurrë sekret fatin e saj. Bashkëshorti aktual i kërkoi që ta gjente djalin për të jetuar bashkë me tre fëmijët e tyre të tjerë. Eljo ka edhe një motër dhe dy vëllezër nga nëna. Me kërkesë të vazhdueshme për të mësuar se ku ndodhej djali, ajo iu drejtua shumë herë shtëpisë së fëmijës, por drejtohesha e institucionit në Vlorë, u pohoi vetëm se djali është birësuar dhe asgjë më shumë.

Sot ajo është 50 vjece, bashkë më tre fëmijët e tjerë dhe me bashkëshortin e saj janë në kërkim të Eljos, i cili sot është 27 vjeç. Kërkime që nuk janë ndalur deri në vitin 2014, në shtëpinë e fëmijës Vlorë. Sot, kjo familje jeton në Fier dhe në studio është motra e Eljos, e cila aktualisht ka moshën e nënës kur vëllai u lind.

Programe të tjera