Zef Brozi për Report Tv: SPAK duhet të nisë hetimet për 21 janarin! Të merret në pyetje Berisha, urdhëroi aktin terrorist

21 Janar, 12:49

Në 13 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve nga plumbat e shtetit, familjarët ende kërkojnë drejtësi. Ish-kreu i Gjykatës së Kasaconit, Zef Brozi në një intervistë për Report Tv i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të fillojë hetimet për 21 janarin dhe drejtësia të vihet në vend. Hapi i parë që duhet të bëjë SPAK, sipas Brozit, është marrja në pyetje e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berishës.