Zef Zorba dhe Tereza/ Të dashuruarit që nuk i thyu regjimi

25 Maj 2021, 19:38

Historia e Zef Zorbës, poet, regjisor e përkthyes dhe Terezina Palit atëkohë gjimnaziste, rrugët e të cilëve ishin kryqëzuar në vitin 1945 në Shkodër ndërsa po ndërtonin shfaqjet teatrore "Juda Makabe" e më pas "Armiku i Popullit". Të kritikuara nga regjimi për shenja të pastra disidence, në të dyja këto vepra skenike dhe me një varg akuzash të fabrikuara për agjitacion e propagandë kudër regjimit, në shtator 1945 arrestohet fillimisht Zef Zorba e pak kohë më vonë edhe Terezina Pali. Dënohen të dy me 5 vite burg dhe nisin një kalvar të gjatë e të vështirë mes torturave fizike e psikologjike, e mes kushteve të tmerrshme në kampet e punës....