Kryeministri Rama ka mbledhur kryesinë e PS, në selinë rozë për të emëruar një drejtues të ri politik për Dibrën, pas spostimit të Blendi Gonxhes nga Dibra në Tiranë.
Gjatë mbledhjes u zyrtarizua emri i Blendi Klosit si drejtues politik i Dibrës.
Gjithashtu, Kryesia e PS-së vendosi që Pirro Vengu të asistojë Bledi Çuçin në qarkun e Vlorës për zgjedhjet 2025.