Zgjedhjet 2025/ Rama sfidon deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat: Bashkë me mua do jemi në listë të hapur! Të rinjtë vend të garantuar në listën e mbyllur

8 Shtator, 11:22

Kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS ka lajmëruar se në listat për zgjedhjet e 2025, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat do të garojnë në listën e hapur. Lista e mbyllur do jetë për figura të reja, apo pozicione kyçe që do koordinojnë punën, si sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi. Në listë të hapur do jetë edhe Rama.