Zgjedhjet/ Ankimimi për Kukësin, KAS rrëzon 3 kërkesa të PD, pranon 2! KQZ: Nuk pati parregullsi, komisionerët e PD firmosën! Shtyhet për më 30 maj

27 Maj 2025, 22:42 | Përditesimi: 27 Maj 2025, 22:42

Partia Demokratike ka nisur serinë e ankimimeve në KAS pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja në të 12 qarqet. Në mbledhjen e sotme KAS pranojë kërkesën e PD si prova për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës për studimin e të dhënave të DHL si edhe raportin e audituesve teknicienë. Seanca që nisi që prej orën 16: 30 u ndërpre, pasi KAS do të marrë provat e pranuara, dhe do të zhvillohet sërish më 30 maj, ora 10.

    I.M/Shqiptarja.com