Zgjedhjet/ Celibashi: Greqia problemi kryesor! 21 mijë zarfe s'janë shpërndarë ende në diasporë, 11 mijë votues s'janë gjetur! Integriteti i procesit nuk vihet në diskutim

6 Maj 2025, 12:11 | Përditesimi: 6 Maj 2025, 14:56

Kreu i KQZ pranoi se 21 mijë zarfe ende nuk kanë shkuar në adresën e zgjedhësve nga kompania postare, ku nga këto 11 mijë adresa nuk janë gjetur nga kompania postare sepse nuk ka qenë e saktë adresa, kurse në 10 mijë raste të tjera janë njoftuar emigrantët nga kompania, por votuesi ende nuk ka shkuar. Kanë mbërritur mbi 140 mijë fletë votimi, 80 mijë votues e kanë marrë zarfin, por s'e kanë dërguar ende

    r.k./Shqiptarja.com