Zgjedhjet/ Dëbime, vjedhje dhe evazion fiskal, kush janë 16 kandidatët për deputetë me të shkuar të dyshimtë penale! KQZ i dërgon për verifikim në prokurori

24 Mars, 19:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi Prokurorisë të hetojë 16 kandidatë për deputetë, të gjithë nga partitë e vogla, dhe asnjë nga PD e PS, për të cilët ka dyshime se mund të kenë probleme me dekriminalizimin. Formularët e parë nga Report TV, konfirmojnë se shumica prej tyre janë dëbuar për emigrim të paligjshëm, por nuk mungojnë rastet e vjedhjeve, evazionit fiskal, apo përdorimit të 2 emrave.