Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama mbyll takimet me 13 drejtuesit politikë, Spiropali largohet e fundit

9 Mars 2025, 18:09 | Përditesimi: 9 Mars 2025, 18:09

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimet me 13 drejtuesit e qarqeve.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka qenë e fundit që ka zhvilluar takim me kryeministrin Rama.

Takimet nisën në orën 10:00 dhe përfunduan në orën 18:00, dhe secili prej drejtuesve politike i ka dorëzuar kryeministrit Rama propozimet me emrat e kandidatëve për deputetë.

Në total janë 186 emra kandidatësh që do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë të mërkurë (12 mars).

I.M/Shqiptarja.com