Takimi i nisur prej orës 16:30 i kryeministrit Edi Rama me drejtuesin politik të qarkut të Beratit, Ervin Demo ka përfunduar rreth orës 17:20.
Pas takimit që zgjati rreth 50 minuta, në pamjet e siguruara nga Report Tv, kryebashkiaku i Beratit shihet teksa del nga ambientet e vilës qeveritare nr 30, aty ku ditën e sotme po mbahen takimet mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të qarqeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit



















