Partia Demokratike në fillim të këtij muaji i drejtoi një kërkesë SPAK, ku kërkonte informacion lidhur me hetimet për krimet zgjedhore nga Task Forca që u ngrit në janar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me KQZ.
Në lidhje me këtë çështje, kreu i SPAK, Altin Dumani i ka kthyer përgjigje PD-së sot (22 prill), ku nënvizon se nga 18 procedime penale të regjistruara gjithsej për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht.